ShowBiz

Britney befason Jimmy Kimmelin, i dërgon valltarë në dhomën e gjumit (Foto)

Për të gjithë njerëzit, në qoftë se një Britney Spears është duke kërcyer mbi shtratin tuaj, është një shenjë që jemi duke ëndërruar.

Edhe pse Jimyy Kimmel ishte duke fjetur në atë moment, nuk kishte shenja të ëndërrës. 34-vjeçarja e befasoi atë në mes të natës, duke i dërguar në dhomën e tij të gjumit disa valltarë seksi nga Vegasi.

Në një klip të treguar më vonë, të mërkurën mbrëma këngëtarja shihet duke hyrë në shtëpinë e Jimmyt, rreth orës 1:46 të mëngjesit me pesë valltarë.

Pasi i afrohen shtratit, një muzikë disko dhe dritat ndizen duke e zgjuar kështu atë nga gjumi, i cili nuk ia kishte idenë se çfarë po ndodhte, por përpara se ta merrte vesh, pesë valltarë ishin në shtrat duke vallëzuar./Telegrafi/

Britney4

Britney5

britney6

britney7