Joan Thompson një grua 79 vjeçare nga Pembrokshire 79 kishte jetuar plot 42 vite me Wynford Hodge deri në vdekjen e tij në moshën 94 vjeçare në vitin 2017.
Ish-bashkëshorti i saj, i cili ishte pronar i një ferme dhe një parku të karvanëve në vlerë prej 1.5 milion funtesh, e la gruan pa asnjë cent. Ai vendosi t’ia lërë pasurinë dy qiraxhinjve të tij që u kujdes për të gjatë fundit të viteve të jetës, transmeton Gazeta Express, shkruan Daily Mail.
Tashmë i ndjeri e la një letër në të cilin shkruante se nuk donte që pasuria e tij t’i mbetej gruas dhe katër fëmijëve të tij.
Kishte dhënë edhe një arsyetim se Joana, ish-gruaja ishte mirë me financa dhe se nuk kishte nevojë për paratë dhe pasurinë e tij.
Joane e cila jetonte në shtëpi pleqsh iu drejtua gjykatës nga e cila kërkoi që ta kthente pasurinë e familjes dhe gjithë atë tokë që ish-bashkëshorti ia kishte lënë dy qiraxhinjve të tij.
E gjykatësi në mënyrë efektive me anë të një ligji të veçantë rishkroi vullnetin e biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë gruas, duke i dhënë zonjës Thompson një vilë në pasuri me vlerë 225,000 funte.
Ajo gjithashtu do të marrë pothuajse 190,000 funte në para të gatshme për të paguar për rinovimin e vilës.
Z. Hodge, plaku i cili vuante nga kanceri i prostatës, bëri më shumë se 10 testamentet para vdekjes së tij, e më pas i dërgoi ato në Gjykatën e Lartë në Cardiff.
Në spital pak para se të vdiste, ai i kishte thënë gjykatësit dhe gruas që të mos shqetësohen pasi ajo do t’ia dilte mbanë.
Por, në testamentin e fundit të cilin ai e nënshkroi në dhjetor të vitit 2016 la gjithçka që kishte në duart e dy banorëve Karla Evans dhe Agon Berisha.
Çifti me mirësi u bënë milionerë të menjëhershëm në vdekjen e zotit Hodge.
Prindërit e dy fëmijëve të vegjël, shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e plakut. Ata më vonë filluan t’i ndihmonin plakut pa rrogë dhe nisën ia kryenin pazaret që ai kishte.
Megjithatë, gjykatësi i rastit urdhëroi që njëra pronë që ishte e burrit të plakës të transferohej tek ajo.
Plaka mori edhe disa përfitime tjera nga vendimi i gjykatës.