Ministria e Financave dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), kanë nënshkruar marrëveshjen për një linjë të hapur kreditore, që do të shfrytëzohet nga Fondi për Sigurimin e Depozitave.
Kredia prej 24 milionë euro është linja e dytë për Fondin për Sigurimin e Depozitave.
Ministri i Financave e vlerësoi këtë marrëveshje si lajm të jashtëzakonshëm për të përfunduar vitin, sa i përket fondit të depozitave. Sipas tij, kjo kredi prej 24 milionë, ofron edhe kushte të favorshme në të njëjtën kohë.
“Sot në nënshkruam garancionin me vlerë prej 24 milionë eurove, me kushte mjaft të volitshme me një kohëzgjatje prej 7 vite mundësi të shfrytëzimit, me 12-15 vite amortizime. Me këste njëvjeçare, me normë të interesit që është mjaft e favorshme dhe me tarifa të tjera të zotimit që janë mjaft korrekte…Me këtë garancion rritet niveli i depozitave të siguruara nga një janari i këtij vitit në 4 mijë euro, me një plan që në vitet e ardhshme, ky nivel i dispozitave të rritet më tutje. Kjo besoj se do e rris besueshmërinë e qytetarëve dhe bizneseve për sistemin bankar në vend. Rrjedhimisht, rris nivelin e depozitave nëpër banka që është parakusht, për një politike kreditore nga ana e bankave, që është një politikë shumë më ekspansioniste sa i përket dhënies ë kredive”, tha Hoti.
Hoti tha se niveli aktual i dispozitave ka shënuar rritje viteve të fundit, tash qëndron në 2,6 deri në 2,7 miliardë euro. Sipas tij, kjo është e ulët kur merret parasysh bruto prodhimi vendor në Kosovë. Ai shpreson se me këtë marrëveshje, do të rritet numri i dispozitave.
Drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Kosovë, (BERZH), Elena Pertovska, tha se kjo kredi është plotësisht e garantuar nga Qeveria e përfaqësuar dhe ministria e Financave. Sipas saj, ky është një transaksion i rëndësishëm sepse kjo e rrit sigurinë dhe mundëson stabilitet financuar në treg.
“Ky është një transaksion shumë i rëndësishëm për neve meqë i mundëson bankës të mbështesë DIFK në arritjen e qëllimeve të saj për të mbrojtur depozitarët e vegjël dhe gjithashtu të mbështesë Qeverinë dhe Bankën Qendrore të Kosovës për t’i arritur qëllimet e tyre për të të rritur sigurinë dhe funksionimin e një sistemi stabil financiar të bazuar në treg. Kredia është plotësisht e garantuar nga Qeveria e përfaqësuar nga Ministria e Financave. Kredia e më tepër se 20 mijë eurove që e nënshkruam sot do jetë e vlefshme deri në fund të 2023, por DIFK do ta përdorë vetëm në rast të dështimit të ndonjë anëtari bankar dhe vetëm në rast dhe DIFK e ka mundësinë të rimbursojë depozitorët e siguruar të ndonjë banke të tillë. Para tre vitesh ne patëm nënshkruar një projekt me DIFK dhe me qeverinë nëpërmjet së cilës mundësuam që 10 mijë euro të jenë në dispozicion të fondit gjerë më 2020. Kredia e parë qe e mbështetur nga një projekt teknik ndihmës që të ndihmojë DIFK që të zhvillojë sistemin e kompensimit që do mundësojë rimbursimin e shpejtë të depozitorëve të siguruar. Ne jemi të kënaqur që ky projekt është zbatuar me suksese”, tha Petrovska.
Drejtoresha e Fondit për Sigurimin e Depozitave të Kosovës, Violeta Arifi, tha se ky nënshkrim i mundëson FSDK-së, përafrim me standarde ndërkombëtare për sisteme efektive, të sigurimit të depozitave.
“Nënshkrimi i sotëm i marrëveshjes, i mundëson FSDK-së përafrim me standardet ndërkombëtare për sisteme efektive. Të sigurimit të depozitave përkatësisht të parimit 9, duke fuqizuar aranzhimet financiare për sisteme efektive të sigurimit të depozitave, përkatësisht të parimit 9 duke fuqizuar aranzhimet financiare për të ndihmuar në mbështetjen e stabilitetit financiar. Është qëllim strategjik i FSDK-së pajtueshmëria me standarde ndërkombëtare, të cilat janë pranuar edhe nga bordi i stabiliteti financiar në shkurt të vitin 2015”, tha Arifi.
Kjo linjë kreditore i ofron FSDK-së fonde të menjëhershme dhe është e garantuar plotësisht nga Republika e Kosovës./kp