Aktuale

Banorët e larguar nga banesat drejtohen në Kuvend, kërkojnë takim me Veselin

Përfaqësues të banorëve të cilët sot Policia i ka larguar nga banesat e uzurpuara kanë arritur para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Ata dëshirojnë që të takohen me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Ata janë duke pritur para hyrjes së Kuvendit për të marrë një përgjigje nëse do të takohen me Veselin.

Por Veseli sot është duke qëndruar në Krushë të Madhe për të parë nga afër punët në bujqësi në këtë fshat.

Kurse Ndërmarrja Publike Banesore me me anë të një komunikate për media ju bën ftesë të gjithë shfrytëzuesëve të jashtëligjshëm të pronave publike që t’i lirojnë ato sa më parë me qëllim që të evitohet intervenimi i policisë në cilësinë e ekzekutuesit të vendimit të Gjykatës.

“Ndërmarrja Publike Banesore mbetet e përkushtuar në kthimin në posedim të të gjitha pronave të cilat i takojnë dhe gjithashtu zotohet për përmbushjen e obligimeve ndaj bashkëinvestitorve me qëllim që ndërtimi i banesave të përfundojë dhe prona t’i kthehet pronarve legjitim.” thuhet në komunikatë