Aktuale

Bajram Kosumi rrëfen momentin e nënshkrimit të deklaratës së Pavarësisë me 17 shkurt 2008

Profesori universitar njëherit rektor i universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Bajram Kosumi, me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka rrëfyer për momentet e themelimit të shtetit të Kosovës.

Kosumi tha se 17 Shkurti është kurorëzim i sakrificave të gjithë shqiptarëve. Ka përmendur heroin Adem Jasharin dhe figura tjera të larta që dhanë shumë për pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësia e Kosovës është vulos atë ditë kur kanë rënë Jasharajt, atë ditë është ditë që Kosova ka shtet”, tha Kosumi në t7.

Ka folur edhe për ndjenjën e nënshkrimit të deklaratës së pavarësisë, 11 vite më parë. Tha se atë ditë shihej se si ëndrra e popullit shqiptar bëhej realitet minutë pas minute.

“Ishte hera e parë kur e shihje me sy minutë pas minute si krijohej shteti i Kosovës. Atë që e kishte pritur populli tash e shihje se si bëhej realitet”, tha Kosumi. /FaktePlus