Më shumë se 30 persona kanë vdekur dhe disa dhjetëra tjerë janë lënduar në sulmin e së mërkurës në një spital ushtarak në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes atje, raporton Reuters.
Zyrtarët, të cilët më parë thanë së paku tre persona kanë vdekur, i kanë ndryshuar këto shifra pasi forcat e sigurisë kontrolluan më në detaje ndërtesën në kompleksin spitalor, transmeton Koha.net.