Aktuale

I arrestuari fyen dhe sulmon policët

Policia e Pejës njofton se në Vitomiricë është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ishte shoqëruar në stacionin policor dhe derisa ishte aty ka filluar t’i fyejë dhe t’i sulmojë zyrtarët policorë, si dhe ka dëmtuar një tavolinë.

Zyrtarët policorë kanë përdorur forcën proporcionale dhe e kanë futur nën kontroll të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/