Aktuale

Arrestohet vozitësja pasi goditi tre këmbësorë në Lipjan

Një drejtuese e makinës, femër është arrestuar dje në Lipjan, e cila derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë dy femra dhe një mashkull, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton Policia.

“Lipjan 29.07.2019-13:15. Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila derisa ka qenë duke drejtuar veturën kishte shkaktuar aksident trafiku ku i kishte goditur tre këmbësorë dy femra dhe një mashkull të gjithë K/Shqiptar, të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./FaktePlus