Me propozim të prokurorit kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë, gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore Kumanovë i caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve një personit që është sjell me Urdhër për zbatimin e procedurës hetuese për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka tentuar që t`i vras disa shqiptar.
Personi ngarkohet se përderisa ka pritur rend me të dashurën e tij në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë ka nisur një zënkë me një shqiptar rreth mosrespektimit të rendit për pranimin në ambulantë.
I dëmtuari S.A. (36) pas aksidentit ka deklaruar:
”Ishim në spitalin e Kumanovës duke pritur rradhë për ti dhënë djalit një ineksion. Në ato momente erdhi një rast urgjentë dhe ne i dhamë përparësi. Këtë gjest njerëzor nuk e mirëpriti Boban. I, i cili po priste njejtë në rradhë. Madje ai, i revoltuar thirri në telefon përforcime për të më sulmuar mua me familjen. Në këto rrethana mu desh edhe mua ti ta thërras vëllaun dhe nipin tim. Pasi dolëm jashtë, ata kishin qenë duke na pritur të armatosur. Morën hov dhe na goditën së pari me makinë të tipit “Mercedes C200”. Na mbështetën për muri. Djalin tim e bëri copa, gruas dhe mua na shkaktoi lëndime të rënda, ndërsa më pas dolën nga vetura duke na rrahur me shkopinj bejsbolli. Këtu e pësuan rëndë edhe vëllai im A.A dhe nipi im S.D, të cilët gjendet njësoj në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkupit”.
Pas kryerjes së kontrollit në vendngjarje, duke i marrë parasysh rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, prokurori publik ka dhënë urdhër që procedura të zhvillohet si urgjente, ndërsa personi që e ka shkelur familjen shqiptare është mbajtur në burg.
Do të merren në pyetje edhe të përfshirët tjerë në rast.