Aktuale

Arrestohet edhe Aida Derguti

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Derguti në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se deputetja Derguti është larguar nga ambientet e kuvendit.

Ajo e ka kalu kontrollen me nje bombole gazi, por e kane arrestuar duke dalë nga banjo. Bëjnë të ditur burime nga policia për Express.

Ndërkohë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Vetëvendosje dhe policia e Kosovës për ndalimin e Aida Dergutit.