Policia në Deçan ka arrestuar dy të dyshuar që në raste të ndara kishin vjedhur njëri në një shtëpi në Baballoq ndërsa tjetri në një dyqan në Beleg.
Në rastin e parë në fshatin Baballoq, dyshohet se më 14 dhjetor të vitit të kaluar i dyshuari kishte depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës, ku kishte vjedhur katër TV. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar pasi që më 19 dhjetor të vitit që shkojë ka depërtuar me forcë në dyqanin e viktimës ku kishte vjedhur tri paketime me cigare me vlerë rreth 75 euro. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje