Aktuale

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e 21-vjeçarit shqiptar në Angli

Shkëlzen Dauti me origjinë nga Shqipëria, u gjet orët e para të ditës së shtunë i shtrirë në rrugët e Southamptonit me një plagë të madhe në kraharor.21-vjeçari vdiq menjëherë pasi mbërriti në spital.
Rrethanat e ngjarjes deri para disa orësh nuk ishin bërë ende të qarta.“Detektivët po hetojnë vdekjen e një 21-vjeçari në Southampton dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e tij.
Ekipi i Krimit në Hampshire ka arrestuar një grua 30-vjeç, një burrë 27-vjeç dhe një burrë 28-vjeç të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Dautit.Na morën në telefon në orën 1:38 të mëngjesit të së shtunës pasi Genny u gjet i shtrirë në rrugën Gilpin Close me një plagë të madhe në kraharor.
Ai vdiq më vonë në spitalin e përgjithshëm të Southamptonit”, deklaroi policia e Hampshire.“Ne i bëjmë thirrje atyre që e njihnin Gennyn të na kontaktojnë që të mund të kuptojmë më mirë jetën e tij këtu në Southampton.
Duam të dimë se me kë ka biseduar Genny orët e para të së shtunës.Kemi shtuar patrullat e policisë në zonë për t’i bërë banorët të ndihen të sigurt”,tha Kryeinspektroi Ellie Hurd nga Ekipi i Krimeve në Hampshire