Qytetari Fatmir Baliu nga Komuna e Drenasit është ankuar për punën që po bëhet në kufirin Kosovë- Shqipëri. Sipas tij, ka që 1 orë që po pret në kufi për të paguar sigurimin kufitar, por, ende askush nuk po duket i gjallë andej pari.
Bali, i cili ka telefonuar në Gazetën Express, ka thënë se nuk është i vetmi që po pret pasi që janë edhe 6 persona të tjerë që nuk po munden t’i paguajnë polisat doganor.
Ai ka thënë se njëri nga policët doganor nuk po i lejon të kalojnë nën dyshimin se ai do ryshfet.
“Është e pabesueshme.. Këtu duhet të punojnë 24 orë dhe nuk është askush. Unë e kam veturën me tabela angleze dhe sigurimi nuk na mbulon në Shqipëri. Kemi dyshime se polici do ryshfet”, ka thënë Baliu.