Aktuale

Aksion i policisë në lokalet e Pejës, arrestohen dy persona për bixhoz e përdorim të narkotikëve

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se mbrëmë ka kryer dy bastisje në dy lokacione të dyshuara, raporton Gazeta Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se në rrugën “Villiam Voker” në këtë komunë, gjatë bastisjes në këto lokale kanë gjetur 1224 çipa të cilët nevojiten për lojën e bixhozit, 7 palë letra, 35 copë bankënota nga 5 euro, 1 fletore, 1 listë e borxhit e një sasi disa gramë e narkotikëve që dyshohet të jetë e llojit kokainë.

Të gjitha këto janë konfiskuar nga Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

Policia, gjithashtu, ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe dy persona të dyshuar, të cilët me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë.

Rasti është cilësuar “Organizimi i Skemave Piramidale dhe Bixhozëve të Paligjshëm’, dhe ‘Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’./GazetaExpress/