Aktuale

Aksident tragjik në Rrogozhinë, humb jetën 25 vjeçari

Një 25 vjeçar ka humbur jetën rreth mesditës së të martës pas një aksidenti tragjik.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rreth rrotullimin e Rrogozhinës, rreth orës 12.15, shkruan Top Channel.

Sipas informacionit paraprak të policisë, mjeti me rimorkio, i drejtuar nga G. S, 35 vjeç ka përplasur një Fiat Punto të drejtuar nga M. ZH, 25 vjeç ku për pasojë ka humbur jetën 25-vjeçari.