Aktuale

​Vdes një person në burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur shqiptar, i cili ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës.

Policia nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes së viktimes, por se ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Një mashkull K/Shqiptar i cili ishte duke e vuajtur dënimin në burgun e Dubravës, është dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Pejës. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./KosovaPress/