Prishtina nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 0:0 me Drenicën në udhëtim, ndërsa Trepça ’89 ka mposhtur Hajvalinë 1:0
Prishtina është ndalur nga Drenica në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, ku ka barazuar në udhëtim me Drenicën 0:0.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për të shënuar golin e fitores, por në fund rrjetat mbetën të paprekura.
Pas këtij barazimi, Prishtina bie në vendin e dytë me 20 pikë, ndërsa Drenica mbetet në vendin e shtatë me 11 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 ka mposhtur Hajvalinë me rezultat minimal 1:0, për të marrë kështu kreun e tabelës së Superligës.
Golin e vetëm dhe të fitores për Trepçën ’89 e shënoi John në minutën e 71’të.
Pas kësaj fitoreje Trepça ’89 ngritët në pozitën e parë me 21 pikë, 1 më shumë se sa Prishtina në vendin e parë, ndërsa Hajvalia bie në vendin e 10’të me 4 pikë.
Në ndeshjet tjera u arritën këto rezultate:
Ferizaj – Trepça 2:2
Besa – Liria 2:0
Gjilani – Llapi 0:1