Autoritetet italiane kanë arrestuar katër gra të lidhura me një organizatë të famshme kriminale.
Arrestimi është kryer në aktivitetin e fundit policore, kundër grave që shpesh marrin përsipër çështjet e mafias, që i trajtojnë si çështje familjare.
Ndër të arrestuarit janë motra e udhëheqësit të klanit Kasalesi, Mikele Zagaria dhe gratë e vëllezërve të tij, njofton agjencia italiane e lajmeve ANSA, duke cituar burime nga policia e Napolit./KosovaPress/