Presidenti iranian, Hassan Rouhani tha sot se nuk ka asnjë mundësi që presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, do të mund ta anulojë marrëveshjen bërthamore të Teheranit dhe fuqive botërore.
“Irani beson se marrëveshja bërthamore nuk është lidhur me asnjë shtet apo qeveri, por kjo është miratuar me vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se nuk ka mundësi që vetëm një qeveri ta ndryshojë atë,” tha Rohani, raporton televizioni shtetëror iranian, transmeton KosovaPress.
“Shtetet e Bashkuara nuk kanë kapacitet për të krijuar iranofobi dhe konsensus kundër Iranit”, tha Rohani.
Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kishte deklaruar se marrëveshja me Iranin është e dëmshme dhe do ta vë prioritet anulimin e saj./KosovaPress/