Lëvizja Vetëvendosje, ka mbledhur nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ta mbajtur një seancë të jashtëzakonshme parlamentare, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Kryesia e Kuvendit, pritet që të vendosë nëse do të ketë seancë të jashtëzakonshme të mërkurën, në mbledhjen e së martës.
Rrethanat e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje që ndërroi jetë me 5 nëntor në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, mbeten ende të pasqaruara.