Aktuale

Rrahje mes disa personave në një fshat të Fushë Kosovës

Një rrahje mes disa personave ka ndodhur në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, me ç’rast policia ka arrestuar pesë të dyshuar të përfshirë në këtë rast.

Të gjithë të dyshuarit e përfshirë në rrahje thuhet se janë shqiptar dhe kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e grushtimeve, për të cilat kanë marrë edhe trajtimin e duhur mjekësor.

“Rreth orës 18:30 ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, Policia ka arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, katër prej tyre me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, njofton policia.

Bëhet e ditur se personi i pestë është liruar, pasi ai vullnetarisht ka dorëzuar një armë CZ 7.65 mm me gjashtë (6) fishekë e cila është përdorur për kanosje në rastin e rrahjes./FaktePlus

the authorBurbuqe Metolli