Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dekretuar sot strukturën e re komanduese të Ushtrisë së Kosovës.
Këtë dekretim Thaçi e bëri duke u bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Kështu pas shndërrimit të FSK-së në një forcë ushtarake multietnike, profesionale dhe të armatosur, me këtë dekretim të presidentit është kompletuar dhe funaksionalizuar struktura e re.
“Bazuar në pakon e re ligjore për FSK-në, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot kam dekretuar strukturën e re komanduese të FSK-së, e cila do të jetë gjithmonë e gatshme për t’i shërbyer kultivimit dhe forcimit të paqes në vend, rajon dhe botë”, ka thënë Thaçi.
E gjatë ditës së sotme me një ceremoni rasti janë është certifikuar gjenerata e parë e FSK-së me mandatin e ri ushtarak.
Janë 337 pjesëtarë, në mesin e tyre 52 femra, 22 prej komuniteteve pakicë e kanë përfunduar me sukses trajnimin bazik 9 javor, dhe i janë bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës./FaktePlus