Aktuale

Policia demanton mediat serbe: Ende nuk dihet si ka ndodhur rasti në Veri të Mitrovicës

Në lidhje me rastin që është raportuar në mediat serbe se është rrahur një serb 31 vjeçar mbrëmë në Veriun e Mitrovicës, Policia e Kosovës në ata pjesë ka thënë se ende nuk dihet nëse ka që sulm apo vet aksident.

Në një prononcim për portalin arbresh.info zëdhënësi i Policisë në Veri Besim Hoti ka thënë se ende nuk ka rrethana të qarta se si ka ndodhur rasti.

“Nuk dihen rrethanat e qarta të rastit, a është rrëzuar vet apo është sulmuar nga dikush ose a ka qenë nën ndikimin e akoolit. Prandaj kanë mbetur vetëm si informata. Lidhur me këtë e kemi informuar edhe Prokurorin prandaj ende nuk e kemi marr si sulm të mundshëm. Ende nuk ka persona të dyshuar”, ka thënë Hoti.

Mediat serbe mëngjesin e sotëm raportuan se ai është sulmuar nga disa persona të dyshimt.

Sipas tyre, 31 vjeçari është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës./arbresh.info/