Aktuale

Përleshje në Prishtinë, dy persona qërojnë fizikisht hesapet pas një mosmarrëveshje në komunikacion

Një mosmarrëveshje në komunikacion përfundoi keq dje në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka treguar se është arrestuar i dyshuari i gjinisë mashkullore, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka sulmuar fizikisht viktimën, shkruan lajmi.net.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. 

the authorGazetaKNN