Rajon & Botë

Pas vdekjes së studentit amerikan, SHBA-ja stërvitje në qiellin e Kim Jong-un (Foto)

Pas vdekjes së studentit amerikan, Forcat Ajrore të SHBA-së dhe Koreja e Jugut do të mbajnë ushtrime të përbashkëta ushtarake mbi qiellin e Gadishullit Korean.

Dy bombardues supersonikë amerikanë së bashku me dy avionë luftarakë të Koresë së Jugut do të mbajnë një sërë manovrash ajrore.

“Forcat tona ajrore kanë në plan të mbajnë një stërvitje të përbashkët në qiellin e Gadishullit Korean”, tha gjenerali Kim Sung-duk.

Ai nuk specifikonte kohën dhe vendin e saktë të ushtrimeve, por qielli i gadishullit përfshin edhe qiellin e Koresë së Veriut, shkruan “RT”.

Ky veprim vjen mes tensioneve në rritje mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së pas vdekjes së studenti amerikan, i cili ishte mbajtur nga Kim Jong-un, për 17 muaj, shkruan Syri.net. Otto Warmbier ishte dënuar me 15 vjet punë të rëndë fizike pasi ishte zënë duke provuar të vidhte në një hotel në “shenjë propagandistike”.

Por, më vonë ai kishte pësuar dëme në tru, ndaj ishte liruar por ishte kthyer në shtëpi në gjendje kome.

Stërvitjet duhet të përfshijnë një operacion bombardimesh në krahinën lindore të Gangwon, për të provuar saktësinë e shënjestrave.

Deri më tani nuk ka pasur konfirmim nga Uashingtoni, por ai mund të vijë pas përfundimit të misionit, për “arsye sigurie”.