Rajon & Botë

Manovra ushtarake ruso-kneze pranë Koresë së Veriut

Kina dhe Rusia zhvilluan sot manovra ushtarake të përbashkëta në ujëra detare pranë Koresë së Veriut, disa ditë pas një testi të ri bërthamor dhe balistik nga Pheniani.

“Marina kineze mbërriti sot në Vladivostok, qytet i madh portuor që ndodhet pranë kufirit koreanoverior”, njoftoi Ministria kineze e Mbrojtjes në një komunikatë.

Ushtrimet ushtarake zhvillohen mes qytetit bregdetar dhe ujërave kombëtare koreanoveriore, sipas të njëjtit burim.

Këto manovra vijnë më pak se një muaj pas testit të gjashtë bërthamor të realizuar nga Koreja e Veriut (3 shtator) dhe dy lëshimet e raketave balistike që kaluan mbi Japoni (29 gusht dhe 15 shtator).