Derisa ende po vazhdon debati rreth arrestimit të drejtorit e të ashtuquajturës “Zyra për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës pasi që dy ditë më parë ka hyrë në veri të vendit pa lejen e autoriteteve kosovare, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka rrëfyer mënyrën e arrestimit të tij nga Policia e Serbisë.
Haziri ka thënë se policia serbe ia ka vendosur thesin e zi në kokë për 72 orë në vitet e 90-ta, “madje në prezencë të vajzës sime”, ka vazhduar përshkrimin ai.
“Çdo i burgosur politik që e ka përjetuar këtë mënyre të arrestimit, nuk e pëlqen. Ne nuk kemi nevojë për arrestime të tilla sepse na kushton në arenën ndërkombëtare dhe nuk na bëjnë nderë”, ka shtuar Haziri në një postim në rrjetin shoqëror “Facebook”.