Koreja e Jugut thotë se ka parë shenja se Koreja e Veriut është duke u përgatitur për hedhje të tjera raketash, në mesin e tyre edhe një raketë balistike ndërkontinentale.
Zyrtarë të këtij shteti thonë janë duke e forcuar sistemin e mbrojtjes raketore të bërë nga SHBA pas testit të të një bombe bërthamore nga Korja e Veriut në fundjavë.
Jugu ka kryer stërvitje ushtarake si përgjigje ndaj testit.
SHBA ka paralajmëruar se çdo kërcënim ndaj tyre apo aleatëve të saj do të përballet me reagim masiv ushtarak.
Veriu thotë se testuar një bombë hidrogjeni që mund të përshtatet me një raketë me rreze të gjatë, transmeton KosovaPress.
Peniani ka sfiduar në mënyrë të përsëritur sanksionet e OKB-së dhe presionin ndërkombëtar duke zhvilluar armë bërthamore dhe raketa testuese, derisa provokimet vetëm sa janë intensifikuar.
Gjatë dy muajve të fundit, veriu ka kryer teste raketore interkontinentale balistike, të cilat kanë fluturuar mbi Japoninë në Oqeanin Paqësor, derisa ka kërcënuar të lëshojë raketa edhe drejt territorit të Guamut në Paqësorin e SHBA.