Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej orës 18:00, të enjten, ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të veturave në Zonën Qendër.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Prishtinës, ajri tani është më pak i ndotur dhe AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit) ka rënë në vlerën 61.
“Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër”.
“Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61”, thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komuna ka falënderuar qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve!