Aktuale

Hernanes transferohet në Kinë

Mesfushori brazilian do të bëhet me skuadër të re.

Hernanes largohet nga Juventus. Bardhezinjtë kanë arritur marrëveshje me skuadrën kineze Hebei Fortune për shitjen e lojtarit për shumën e 10 milionë eurove.

Hapësirat e vogla që ka pasur ish-mesfushori i Interit në dispozicion këtë stinor e kanë detyruar atë që të largohet nga Juve dhe të kalojë në Kinë. Ai pritet që të nënshkruajë një kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin e Hebei, transmeton KosovaPress.

Prej kohësh braziliani po kërkonte një skuadër të re, ndërkohë që Juventus ka përfituar një shifër të ngjashme me atë që e transferoi nga Interi, para një viti e gjysmë.