Rajon & Botë

Filipinet mund t’ia dalin edhe pa ndihmën ushtarake amerikane

Ushtria filipinase mund t’ia dalë edhe pa ndihmën financiare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha sot sekretari filipinasi i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana pasi presidenti filipinas, Rodrigo Duterte sfidoi vendet që kanë kritikuar luftën e drogës që të tërheqin ndihmat e tyre.

Sekretari i Mbrojtjes, Delfin Lorenzana tha se “në vend të kësaj ushtria filipinase mund të shkojë në Kongres dhe të kërkojë një buxhet më të madh për të plotësuar mungesën”.

“Ne mund të jetojmë edhe pa ato ndihma”, tha ai në një forum me korrespondentët e huaj në Manila.

“Kongresi ynë na jep të holla dhe besoj se ata do të na japin më shumë nëse ne nuk kemi asnjë burim fondesh”, shtoi sekretari.