Nora Istrefi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria e saj, ku ka pozuar së bashku me babanë, tash të ndjerin, Nezir Istrefi.
“Më mungon babai”- ka shkruar Nora sipër fotos së publikuar.
Ndoshta nuk e keni ditur, mirëpo babai i Nora Istrefit ka qenë gjithashtu pjesë e televizionit. Ai ka punuar si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës, ndërsa në vitin 2000 ka punuar në Radio Televizionin 21, gjersa disa herë e ke prekur skenën si moderator dhe recitues.