Aktuale

70 vjeçari nga Peja gjuan me armë dhëndrin e tij

Nuk dihet saktë se çfarë shqetësimi kishte, por mosha nuk e ndali të rrokë armën.

Një burrë 70 vjeçar zgjodhi që me revole të qërojë hesapet me dhëndrin e tij para se ky i fundit të jepte llogari në Gjykatën e Pejës lidhur me akuzat për dhunë familjare.

Të shtënat përfunduan pa qëlluar njeri.

Rastin e konfirmoi edhe Policia në Pejë ndërsa në vendin e ngjarjes është arrestuar 70 vjeçari.