Ramushi me Anitën u martun 13 vjet më parë Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe bashkëshortja e tij Anita Muçaj shpesh janë pjesë edhe e mediave rozë.
Ata njihen si një çift i lumtur, e këtë e dëshmojnë përmes imazheve që publikojnë në rrjetet sociale duke treguar momente të veçanta nga jeta e tyre e përditshme.
Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Anita kurorëzuan dashurinë e tyre 13 vjet më parë me një dasmë tradicionale shqiptare.
Në disa foto të publikuara nga ceremonia martesore e tyre ata shihen mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Tani Ramushi dhe Anita së bashku kanë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
























