Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë sot në rrugët e kryeqytetit të Çeçenisë, Grozni, për të protestuar kundër dhunës ndaj myslimanëve të etnisë rohingya në Myanmar (Burma).
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov e ka quajtur gjenocid dhunën ndaj myslimanëve në Myanmar, transmeton Express.
Gati 400 persona janë vrarë si pasojë e dhunës në disa ditët e fundit në shtetin Rakhine në Myanmar, ndërsa mijëra myslimanë janë detyruar të ikin në shtetin fqinj, Bangladesh. Qeveria ruse nuk ka qenë e qartë rreth qëndrimit të saj për atë se çfarë po ndodh në Myanmar, duke ia dhënë kështu mundësinë Kadyrovit ta kritikojë atë për mungesë reagimi.
Në fjalimin e tij, i cili u ndërpre shpesh nga brohoritjet “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi), Kadyrov e ka krahasuar dhunën ndaj myslimanëve në Myanmar me holokaustin. /Express/



























